Kuizi mbarëkombëtar

Shkolla Asdreni Pejë > Kuizi mbarëkombëtar
Patëm kënaqësinë e veçantë të zhvillonim një takim me drejtorin në MPJD, z. Elis Badalli, si dhe me znj. Barbana Sekiraqa, zyrtare e lartë, znj. Agime Lajqi drejtoreshë në SHFMU “Asdreni” në Pejë, dhe me z. Xhevat Isufi, anëtar i Këshillit Organizativ të Kuizit të Diturisë, mësues në Suedi.
Ky aktivitet këtë vit do të mbahet në Rovereto të Italisë, më 2 maj 2026.
Tashmë gjithçka është gati për pjesëmarrjen e nxënësve nga Peja. Falë mbështetjes institucionale të MAShT-it dhe MPJD-së, Drejtoria Arsimit Pejë po bëhet realitet ëndrra e këtyre nxënësve për të qenë pjesë e kësaj gare të rëndësishme të dijes.
Ky aktivitet organizohet nga MPJD dhe MAShT-i i Kosovës, në bashkëpunim me LSHSH “Iliria” në Suedi dhe Këshillin Organizativ që vepron në kuadër të këtij asociacioni kulturor-arsimor, nën udhëheqjen e profesor Murat Koci dhe me iniciimin e këtij eventi nga znj. Dila Rrapi, mësuese në Itali.

Postimet e ngjajshme