Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Shkolla Asdreni Pejë > Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
2 Prilli – një ditë e veçantë për ndërgjegjësim dhe mbështetje
Bashkëpunimi i drejtoreshës, Agime Lajqi me Shoqata e Autizmit na mundësoi që sot të jemi pjesë e marshit sensibilizues.
Sot, më 2 prill, në kuadër të Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, nxënësit e klasave 5/1 dhe 5/2 iu bashkuan këtij aktiviteti, duke treguar solidaritet, dashuri dhe përkrahje për personat me autizëm.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe psikologia e shkollës, Qendresa Krasniqi, si dhe mësueset Hatixhe Kelmendi dhe Elmaze Pajaziti.
Me hapa të vegjël, por me zemra të mëdha, përcollëm mesazhe të rëndësishme për pranimin e dallimeve, respektin dhe përfshirjen e çdo individi në shoqëri.
Kjo ditë na rikujton se secili prej nesh është unik dhe se së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.
💙💙💙@

Postimet e ngjajshme