Urime 1 Shtatori, parafillorë të dashur!

Shkolla Asdreni Pejë > Urime 1 Shtatori, parafillorë të dashur!
Sot është një ditë e veçantë, sepse për ju fillon aventura e parë në botën e bukur të shkollës.
Me hapa të vegjël, buzëqeshje të ëmbla dhe shumë emocion, ju nisni një rrugëtim të ri plot lojëra, miqësi, ngjyra dhe mësime të bukura.
Mësueset tuaja dhe drejtoresha e shkolles znj. Agime Lajci do t’ju shoqërojnë me shumë dashuri, kujdes dhe durim, duke ju ndihmuar të zbuloni çdo ditë diçka të re.
Ju urojmë një mirëseardhje të ngrohtë në shkollën “Asdreni” dhe një fillim të mbarë të këtij kapitulli të bukur!
Suksese, vogëlushë të dashur!
Qofshi gjithmonë të buzëqeshur, kureshtarë dhe plot ëndrra!

Postimet e ngjajshme