Urime 1 Shtatori, nxënës të dashur!

Shkolla Asdreni Pejë > Urime 1 Shtatori, nxënës të dashur!
Sot, shkolla “Asdreni” hapi dyert për nxënësit e klasave të para, të cilët nisën një nga kapitujt më të bukur të jetës së tyre.
Me emocionin e ditës së parë dhe buzëqeshje të ëmbla, ata hapën një faqe të re në jetën e tyre shkollore dhe u nisën drejt botës së pafundme të dijes.
Nxënësit e klasave të para u pritën me shumë dashuri nga mësueset e tyre, ndërsa drejtoresha e shkollës, znj. Agime Lajqi uroi mirëseardhjen dhe një fillim të mbarë në këtë rrugëtim të ri.
Suksese, të dashur nxënës!
Udhëtimi juaj drejt dijes sapo ka filluar. Paçi një vit shkollor të mbushur me dije, miqësi, gëzim dhe shumë suksese! Mirë se erdhët në familjen e shkollës “Asdreni”!

Postimet e ngjajshme