Përtëritja e Licencës së Karrierës

Shkolla Asdreni Pejë > Përtëritja e Licencës së Karrierës
Në shkollën tonë ka përfunduar me sukses procesi i përtëritjes së Licencës së Karrierës për 22 mësimdhënës, të cilët iu nënshtruan këtij procesi duke kaluar me sukses të gjitha fazat e parapara të vlerësimit: vetëvlerësimin, vlerësimin nga kolegët, vlerësimin nga nxënësit, si dhe vlerësimin nga drejtori i shkollës.
Pas përmbushjes së kritereve të përcaktuara dhe përfundimit me sukses të procesit të vlerësimit, mësimdhënësit u pajisën me Licencën e Karrierës me vlefshmëri 7-vjeçare.
Ky proces dëshmon përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve tanë për zhvillim profesional, avancim në karrierë dhe ngritje të cilësisë së procesit mësimor.
Drejtoresha e shkollës, Agime Lajqi, shpreh mirënjohje dhe falënderim për Ekipin me Bazë në Shkollë për bashkëpunimin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë gjithë procesit të vlerësimit. Njëkohësisht, ajo u uron mësimdhënësve të rilicencuar suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre profesional dhe në misionin e tyre fisnik në edukimin e brezave të rinj.
Urime të gjithë mësimdhënësve për këtë arritje të rëndësishme profesionale!

Postimet e ngjajshme