Kur fjalët lulëzojnë në libra

Shkolla Asdreni Pejë > Kur fjalët lulëzojnë në libra
Promovimi i dy librave të nxënësve tanë!
Në muajin e librit dhe të drejtës së autorit, zemrat e vogla të nxënësve tanë folën përmes fjalës së shkruar, duke sjellë në jetë dy vepra të bukura.
Nxënësit e nivelit 6–9 dhuruan librin  “Frymëzime të reja”, nën përkushtimin e mësimdhënëseve të gjuhës amtare: Merita Hajdaraj, Merita Gashi Muriqi, Sevdie Rexhaj dhe Pranvera Berisha.
Ndërsa klasa 4/1 solli plot ndjenjë librin “Buzëqeshje në vargje”, me mësuesen Njomza Gjikolli.
Ky promovim ishte më shumë se një aktivitet – ishte një moment krenarie, emocion dhe ëndrre e bërë realitet, ku nxënësit hapën dritare të reja drejt botës së krijimtarisë.
Falë mbështetjes së drejtoreshës znjsh. Agime Lajqi, përkushtimit të prindërve, bashkëpunimit me bibliotekën e qytetit dhe kontributit të çmuar të shtëpisë botuese Dukagjini, ky rrugëtim u kurorëzua me sukses.

Postimet e ngjajshme