Nxënësit e klasave VII dhe VIII të ShFMU “Asdreni” në Pejë realizuan një vizitë edukativo-arsimore në kuadër të lëndëve Biologji dhe Kimi, me përkrahjen dhe organizimin e drejtoreshës së shkollës, Agime Lajqi.
Gjatë vizitës, nxënësit u njohën nga afër me mënyrën se si kontrollohet cilësia e ushqimit dhe si zbulohen bakteret. U theksua se bakteret mund të jenë të dobishme, por edhe të dëmshme, në varësi të kushteve dhe sasisë së tyre.
Në laborator analizohen produkte të ndryshme si qumështi, mjalti, djathi dhe mishi, për të vlerësuar sigurinë dhe cilësinë e tyre për konsum. Nxënësit u informuan edhe për bakteret si Salmonella.
Po ashtu, u theksua rëndësia e higjienës dhe ruajtjes së duhur të ushqimit për të parandaluar shumimin e baktereve.




