Dita Botërore e Doganave

Shkolla Asdreni Pejë > Dita Botërore e Doganave
Vizitë e veçantë: Klasa III-3 viziton Doganën e Pejës!
Në shënim të Ditës së Doganave, nxënësit e klasës III-3 bashkë me mësuesen Arrita Kelmendi-Harxhi vizituan pikën doganore të qytetit tonë.
Kjo vizitë kishte si qëllim që nxënësit t’i prekin nga afër njohuritë dhe të kuptojnë rëndësinë e punës dhe rolin që luan ky institucion në vendin tonë.
Gjatë vizitës, ata vizituan ambientet e punës dhe panë nga afër se si funksionon dogana në përditshmëri.
Faleminderit drejtoreshës së shkollës, znj. Agime Lajqi dhe prindërve për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, si dhe stafit të Doganës në Pejë për pritjen e ngrohtë dhe mënyrën e veçantë se si ua shpjeguan punën e tyre kuriozëve të vegjël!

Postimet e ngjajshme