Vizitë në Komandën Rajonale Perëndim të KFOR-it në Pejë

Shkolla Asdreni Pejë > Vizitë në Komandën Rajonale Perëndim të KFOR-it në Pejë
Nxënësit e klasave V/1 dhe V/2 realizuan një vizitë edukative në Komandën Rajonale Perëndim të KFOR-it në Pejë. Gjatë kësaj vizite, ata u njohën nga afër me misionin dhe rolin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë. Nxënësit patën mundësinë të takojnë ushtarë nga vende të ndryshme pjesëmarrëse, të mësojnë më shumë rreth punës së tyre dhe të shohin nga afër ambientet e komandës.
Pritja e ngrohtë dhe mikpritja e stafit e bënë këtë vizitë një përvojë të veçantë, të dobishme dhe të paharrueshme për të gjithë nxënësit.

Postimet e ngjajshme