Programet Shkollore

Rreth programeve të shkollimit 1-5

Në shkollën tonë, ne ofrojmë një ambient të sigurt dhe mbështetës për fëmijët e klasave 1-5. Mësimdhënësit janë të trajnuar dhe të pasionuar për të ofruar një mësim të diferencuar, që i përshtatet nevojave të çdo nxënësi. Kjo mundësi siguron një zhvillim të shpejtë dhe të qëndrueshëm për çdo fëmijë, duke i përgatitur ata për fazat e ardhshme të edukimit.
Duke besuar që çdo nxënës ka potencialin për t’u bërë një lider, një shpikës, ose një ekspert në fushën që ai zgjedh, shkolla jonë fokusohet në zhvillimin e aftësive për të ndihmuar nxënësit t`i kalojnë me sukses etapat e shkollimit. Ne ofrojmë mundësi që nxënësit të zhvillojnë aftësitë sociale, komunikimin dhe menaxhimin e kohës, të cilat janë të rëndësishme për rrugëtimin e tyre akademik.
Ne e shohim bashkëpunimin me prindërit dhe komunitetin si pjesë thelbësore të suksesit të çdo nxënësi. Prindërit janë të ftuar të jenë pjesë e procesit edukativ, duke na ndihmuar të krijojmë një ambient mbështetës dhe inkurajues për të gjithë fëmijët. Në shkollën tonë, çdo ditë është një mundësi për të mësuar, për t’u rritur dhe për të zhvilluar aftësitë e jetës që do t’i shërbejnë për të ardhmen.

Titulli
01. Kurrikulat Lëndore / Programet Mësimore – Klasa e Parë
14.00 KB
Kurrikula Niveli 1-5, Kurrikulat 6 Dhjetor, 2024
02. Kurrikulat Lëndore / Programet Mësimore – Klasa e Dytë
14.00 KB
Kurrikula Niveli 1-5, Kurrikulat 6 Dhjetor, 2024
03. Kurrikulat Lëndore / Programet Mësimore – Klasa e Tretë
1619.02 KB
Kurrikula Niveli 1-5, Kurrikulat 12 Dhjetor, 2024
04. Kurrikulat Lëndore / Programet Mësimore – Klasa e Katërt
1542.95 KB
Kurrikula Niveli 1-5, Kurrikulat 12 Dhjetor, 2024
05. Kurrikulat Lëndore / Programet Mësimore – Klasa e Pestë
1621.16 KB
Kurrikula Niveli 1-5, Kurrikulat 12 Dhjetor, 2024

     

    Rreth programeve të shkollimit 6-9

    Stafi ynë i përkushtuar për klasat 6-9 punon me pasion për të krijuar një mjedis mësimor cilësor dhe mbështetës, duke u fokusuar në zhvillimin akademik dhe personal të çdo nxënësi. Përmes metodave bashkëkohore të mësimdhënies, aktiviteteve praktike dhe projekteve krijuese, ne ndihmojmë nxënësit të thellojnë dijet, të forcojnë aftësitë e tyre dhe të përgatiten për sfidat e ardhshme.
    Shkolla jonë organizon një sërë aktivitetesh, duke përfshirë konkurse, ekspozita, aktivitete sportive dhe kulturore, që nxisin kreativitetin dhe bashkëpunimin mes nxënësve. Gjithashtu, këto ngjarje ofrojnë mundësi për të nxitur lidershipin dhe për të ndërtuar vetëbesimin tek ta.
    Ne e vlerësojmë dhe inkurajojmë bashkëpunimin e ngushtë me prindërit, duke i përfshirë ata në aktivitete shkollore, takime periodike dhe partneritete për zhvillimin e nxënësve. Ky bashkëpunim i ndihmon prindërit të jenë të angazhuar në përparimin akademik dhe emocional të fëmijëve të tyre, ndërsa forcon lidhjen mes shkollës dhe komunitetit.
    Së bashku, stafi, nxënësit dhe prindërit ndërtojmë një mjedis të këndshëm, ku të rinjtë zhvillohen si qytetarë të angazhuar dhe të përgjegjshëm.

    Titulli