Mësimdhenesit se bashku me nxenesit zhvilluan një ekskursion edukativ në Radac, Istog dhe Liqenin e Radoniqit, ku patën mundësinë të mësojnë dhe të eksplorojnë nga afër pasuritë natyrore dhe ekonomike të vendit tonë.
Radaci – Burimi i Drinit të Bardhë
Në Radac, nxënësit vizituan burimin e Drinit të Bardhë dhe ujëvarën e tij, ku u njohën me rëndësinë e ujit si burim jetësor, me ekosistemet natyrore dhe me veçoritë gjeografike të kësaj zone. Vizita u ndihmoi të kuptojnë më mirë temat që lidhen me hidrografinë dhe mjedisin.
Istogu – AgroProduct
Gjatë vizitës në kompaninë AgroProduct, nxënësit panë nga afër kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike si kamomili, menta, sherbela, lule bliri etj. Përmes kësaj vizite ata mësuan për llojet e bimëve, kushtet që nevojiten për rritjen e tyre, pjesët e bimës që përdoren për përgatitjen e çajrave dhe rëndësinë rreth botës bimore dhe biodiversitetit.
Liqeni i Radoniqit
Në ndalesën e fundit, nxënësit vizituan Liqenin e Radoniqit, një nga rezervuarët më të rëndësishëm ujorë në Kosovë. Aty mësuan për rolin e liqenit në furnizimin me ujë, ujitjen e tokave bujqësore dhe ruajtjen e ekuilibrit natyror të zonës.
Ky ekskursion ishte një mundësi e shkëlqyer për të lidhur njohuritë e fituara në lëndet mësimore, duke e bërë të nxënit më të afërt dhe më domethënës për nxënësit.




