Çdo vit, më 10 nëntor, festohet “Dita Botërore e Shkencës”, një iniciativë e nisur nga UNESCO që prej vitit 2001 për të ndërgjegjësuar të rinjtë dhe komunitetet për rëndësinë e shkencës në përmirësimin e jetës sonë dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë.
Dita Botërore e Shkencës u festua me entuziazëm në shkollën tonë, ku nxënësit u bënë pjesë e aktiviteteve të ndryshme për të zbuluar botën e shkencës dhe për të nxitur kueshtjen e tyre. Ata prezantuan projekte të larmishme, nga eksperimente të thjeshta deri te zbulime më komplekse duke treguar se sa shumë mund të mësojmë dhe zbulojmë kur i kushtojmë kohë dhe vëmendje shkencës.
Kjo ditë u shndërrua në një mundësi për të nxitur pasionin për dije, për të vlerësuar rëndësinë e shkencës në jetën tonë të përditshme dhe për të mësuar se si përmes kërkimeve të vazhdueshme mund të kontribuojmë për një botë më të mirë. U frymëzuam nga kreativiteti dhe përkushtimi i nxënësve, që na kujtojnë se ata janë shkencëtarët e së ardhmes dhe që do të vazhdojnë ta çojnë përpara këtë fushë kaq të rëndësishme.