Vizitë në Rezidencën e Presidentit historik dr.Ibrahim Rugova

Shkolla Asdreni Pejë > Vizitë në Rezidencën e Presidentit historik dr.Ibrahim Rugova

Me 2.12.2024 me rastin e ditëlindjes së 80-të të Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova, drejtoresha e shkollës Agime Lajqi, me nxënësit e klasës V-4 dhe mësuesen Albina Lajqi vizituan rezidencën e Presidentit dhe njeriut që udhëhoqi popullin tonë në rrugën e lirisë, paqes dhe pavarësisë.

Familja Rugova priti nxënësit e shkollës sonë dhe para tyre  prezantuan objektet personale dhe ambientet që pasqyrojnë jetën dhe veprimtarinë e tij, vlerat dhe trashëgiminë e çmuar që vazhdon të ruhet dhe të na ndriçojë rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë.

Kjo vizitë ishte një përvojë inspiruese, duke nxjerrë në pah rëndësinë e trashëgimisë dhe kontributit historik të Dr. Rugovës për Kosovën.

Postimet e ngjajshme

Arkiva