Hapësirat Bashkëkohore

Hapësirat bashkëkohore janë krijuar për të mbështetur një mjedis mësimor fleksibil dhe bashkëpunues. Ato theksojnë përshtatshmërinë dhe kreativitetin, duke inkurajuar nxënësit të përfshihen në përvoja dinamike dhe ndërvepruese. Këto hapësira nxisin bashkëpunimin, të menduarit kritik dhe lidhjen sociale, duke ofruar një atmosferë ku nxënësit mund të eksplorojnë, eksperimentojnë dhe rriten. Fokusi është në krijimin e mjediseve që frymëzojnë inovacionin dhe lehtësojnë një qasje të personalizuar.

Laboratori i Fizikës

Laboratori i Fizikës në shkollën tonë , luan një rol kyç në zhvillimin e aftësive dhe njohurive të nxënësve. Ai ofron një mjedis dinamik dhe praktik, ku nxënësit mund të mësojnë përmes eksperimenteve konkrete. Në këtë hapësirë, konceptet teorike që mësohen në klasë si forca, energjia, drita dhe magnetizimi, marrin formë praktike duke e bërë mësimin më të kuptueshëm dhe tërheqës.

Kjo qasje u mundëson nxënësve të kuptojnë më thellë dhe më lehtë temat komplekse, shkencore. Laboratori gjithashtu nxit zhvillimin e aftësive kritike si bërja e pyetjeve, mendimi logjik dhe analiza e të dhënave. Përmes vëzhgimeve, matjeve dhe përfundimeve të nxjerra nga eksperimentet, nxënësit mësojnë të zhvillojnë një qasje të strukturuar dhe të bazuar në prova për të kuptuar botën përreth tyre.

Eksperimentet praktike i inkurajojnë ata të kërkojnë përgjigje për pyetje të reja dhe të zhvillojnë ide inovatore. Përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve laboratorike rrit besimin dhe aftësinë e nxënësve, duke u siguruar atyre njohuri që do t’u shërbejnë gjatë gjithë jetës. Shpesh, eksperimentet reflektojnë fenomene të jetës së përditshme duke e bërë mësimin jo vetëm më domethënës, por edhe më të dobishëm.

Mëso më shumë   

Laboratori i Kimisë

“Pa laborator, njerëzit e shkencës janë si ushtar pa armë”

Qëllimi kryesor i laboratorit të Kimisë është të ofrojë dhe sigurojë një mjedis dinamik të të mësuarit, i përqendruar tek nxënësit dhe i drejtuar nga kurrikula. Ai është i rregulluar në mënyrë që udhëzimet dhe aftësitë laboratorike të mund të praktikohen në mënyrë të sigurtë dhe efektive. Laboratoi i Kimisë është i pajisur me aparatura dhe enë laboratorike të nevojshme për të gjitha eksperimentet dhe reaksionet që i parasheh planprogrami. Të gjitha orët e Kimisë ku parashihet zhvillimi i eksperimenteve dhe reaksioneve mbahen në laborator i cili na ndihmon që të bëjmë sa më të lehtë dhe më tërheqëse për nxënësit lëndën e Kimisë.
Objektiv kryesore e Kabinetit të Kimisë është të ofrojë zhvillimin e aftësive praktike dhe eksperimentale të nxënësve, kreativitetin dhe zgjidhjen e problemeve të botës reale

Qëllimi kryesor i kabinetit është të sigurojë një ambient të përshtatshëm për kryerjen e eksperimenteve dhe mësimin e Kimisë në mënyrë praktike, si dhe të ndihmojë në formimin e njohurive shkencore dhe zhvillimin e aftësive analitike dhe kritike të nxënësve.
Mëso më shumë   

Kabineti i Biologjisë

“Vendi ku e padukëshmja, bëhët e dukshme”

Shkenca është vetëm një fjalë, puna në laborator është emocion!Kabineti i Biologjisë është një hapsirë moderne dhe funksionale me të gjitha mjetet e nevojshme, për të arritur rezultatet kurrikulare.
Programi i Biologjisë nuk mund të jetë i suksesshëm, nëse nuk mbështetet nga zhvillimi efektiv i punëve laboratorike dhe praktike të nxënësve, këto të parashikuara në orë të veçanta si edhe të përfshira brenda orëve të tjera mësimore në formën e eksperimenteve plotësuese,demonstrimeve apo detyrave eksperimentale hulumtuese.
Objektivi kryesore i kabinetit të Biologjisë – është që të arrihet te nxënësit zhvillimi i aftësive vrojtuese dhe të menduarit kritik, që në realitet është një formë e sofistikuar e të menduarit përkatësisht është proces njohës, veprues dhe ndërveprues, gjatë hulumtimit shkencor.
Mëso më shumë   

Kabineti i TIK

Kabineti i Teknologjik është një hapësirë mësimore e pajisur me teknologji të avancuar, e cila përdoret për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e nxënësve në fusha të ndryshme, si informatika, robotika, dizajni grafik, elektronika apo inxhinieria dhe është e dizajnuar për të nxitur mësimin praktik, kreativitetin dhe inovacionin.

Përdorimet kryesore të kabinetit teknologjik:

  • Mësimdhënie praktike: Nxënësit mësojnë të aplikojnë teorinë në zgjidhje konkrete.
  • Zhvillim projektesh: Ndihmon në realizimin e projekteve si robot, aplikacione ose dizajne.
  • Edukimi në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë). Kabinetet teknologjike janë shtylla kryesore e mësimit në këto fusha.
  • Trajnime për nxënësit në teknologji.
  • Kreativitet dhe inovacion: Hapësira ku nxënësit mund të zhvillojnë ide të reja.

Mëso më shumë   

Bibloteka e Shkollës

“Një bibliotekë është një dhomë plot me miq”

Biblioteka e shkollës është një hapësirë e rëndësishme edukative, e projektuar për të nxitur leximin, mësimin dhe zhvillimin intelektual të nxënësve. Biblioteka në shkollën tonë ndodhet në një ambient të qetë dhe të organizuar mirë, me rafte të mbushura me libra të ndryshme.
Atmosfera e bibliotekës është zakonisht miqësore dhe frymëzuese,duke inkurajuar nxënësit të eksplorojnë botën e dijes dhe imagjinatës.
Biblioteka në shkollën tonë posedon mbi 2000 tituj të librave nga letërsia. Çdo ditë pasurohet me tituj të rinj nga nxënësit, autorë librash dhe së fundmi është pasuruar me 100 tituj në vlerë prej 3000 euro nga koorporata Elkos Group.Shërbimi në bibliotekën e shkollës sonë është një vegël e rëndësishme dhe shumë lehtë e përdorshme për promovimin e leximit. Në bibliotekë kemi edhe libra me poezi dhe tregime të krijuara nga vet nxënësit. Në kuadër të bibliotekës zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme si: Java e Bibliotekës, Shkolla Lexon, Dita e Poezisë, Dita e Librit.
Mëso më shumë   

Dhoma e Shahut

Klasa e shahut është një hapësirë e veçantë në shkollën tonë në të cilën, nxënësit mësojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre në këtë lojë mendore. Kjo klasë, u ofron fëmijëve mundësinë për të përmirësuar logjikën, strategjinë dhe aftësitë e planifikimit.
Nëpërmjet mësimeve të shahut, nxënësit:

  • Zhvillojnë mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve.
  • Mësojnë të planifikojnë hapa përpara dhe të parashikojnë lëvizjet e kundërshtarit.
  • Rrisin vetëbesimin dhe durimin.
  • Argëtohen dhe garojnë në mënyrë të shëndetshme me njëri-tjetrin.

Mësimet zhvillohen nga mësimdhënëset e edukatës fizike, të trajnuara në shah, të cilat ndihmojnë nxënësit të kuptojnë rregullat bazë, strategjitë dhe taktikat e avancuara. Kjo klasë është një mundësi e shkëlqyer për t’u argëtuar dhe për të mësuar njëkohësisht.

Vizitoni linqet e mëposhtme për të luajtur dhe mësuar shahun online:
https://www.chess.com/
https://lichess.org/
Mëso më shumë   

Salla e Edukatës Fizike

Salla e edukatës fizike në shkollën “Asdreni” në Pejë ,është një ambient i veçantë i dedikuar për aktivitete sportive dhe zhvillimit fizik të nxënësve. Ajo është projektuar për të ofruar hapësirë dhe pajisje të përshtatshme për një sërë sportesh dhe ushtrimesh fizike, duke kontribuar në mirëqenien dhe zhvillimin e aftësive fizike të nxënësve.

Salla është e gjerë dhe e ndriçuar mirë, me dritare të mëdha për ajrim dhe ndriçim natyral dhe artificial.

Dyshemeja është e mbuluar me material special sportiv, i cili siguron siguri dhe qëndrueshmëri gjatë ushtrimeve. Po ashtu, në mur janë të vendosura shkallë suedeze,ato përdoren për ushtrime për forcimin e trupit, shtrirje dhe përmirësimin e koordinimit.

Salla është e pajisur me një shumëllojshmëri mjetesh dhe pajisjesh për të përmbushur nevojat e lëndës së edukatës fizike dhe sporteve të ndryshme.
Mëso më shumë   

Dhoma e Miqësisë

Dhoma e miqësisë në shkollën tonë është një ambient i dizajnuar për të mbështetur zhvillimin emocional, social dhe akademik të nxënësve. Psikologu shkollor luan një rol të rëndësishëm në krijimin e një atmosfere pozitive dhe inkurajuese për të gjithë nxënësit, duke ofruar shërbime që ndihmojnë në përballimin e sfidave të ndryshme.

Zyra e psikologut në shkollë ofron një mbështetje të rëndësishme për nxënësit dhe komunitetin shkollor në tërësi. Duke krijuar një ambient ku nxënësit ndihen të sigurt dhe të mbështetur, psikologu ndihmon në përmirësimin e mirëqenies emocionale dhe zhvillimin e tyre personal dhe akademik. Kjo është një hapësirë e dedikuar për të inkurajuar rritjen e shëndetshme të fëmijëve dhe adoleshentëve.
Mëso më shumë   

Klasa Burimore

Shkolla jonë posedon edhe klasën burimore, e cila është një hapësirë e ngrohtë dhe mikpritëse e dekoruar me ngjyra të buta dhe me mobilim të rehatshëm. Dritarja e madhe lejon dritën natyrale të hyjë, e krijuar si një atmosferë relaksuese. Muret janë të zbukuruara me piktura inspiruese, një bibliotekë e vogël, materiale dhe mjete të nevojshme që ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë aftësitë e tyre në një mjedis mbështetës dhe gjithëpërfshirës. Kjo klasë ofron mundësi për mësim individual dhe punë në grupe të vogla, duke e mundësuar përmbushjen e nevojave të ndryshme të nxënësve.
Roli i klasave burimore në shkollë është thelbësor për të krijuar një mjedis edukativ që respekton dhe vlerëson diversitetin, siguron që çdo nxënës të ketë mundësi të barabarta për të arritur suksese akademike dhe personale. Kjo mënyrë e të mësuarit , shërben në përmbushjen e nevojave të gjithë secilit dhe është çelësi për një arsim të suksesshëm dhe gjithëpërfshirës.
Mësimdhënësit dhe asistentët që punojnë në këtë klasë janë të trajnuar për të ofruar ndihmën e duhur, duke siguruar që çdo fëmijë të ketë mundësinë të arrijë potencialin e tij maksimal.
Mëso më shumë   

Mësoni më shumë rreth Hapësirave Bashkëkohore

Koordinatorja e Cilësisë

Laboratori i Fizikës

Laboratori i Kimisë

Kabienti i Biologjisë

Kabienti i TIK

Bibloteka e Shkollës

Klasa e Shahut

Salla e Edukatës Fizike

Dhoma e Miqësisë

Klasa Burimore

Këndi i Matematikës

Laboratori i Fizikës

Laboratori i Kimisë

Kabienti i Biologjisë

Kabienti i TIK

Bibloteka e Shkollës

Dhoma e Shahut

Salla e Edukatës Fizike

Dhoma e Miqësisë

Klasa Burimore