Është pjesë e rëndësishme e shkollës sonë, në të cilin janë të vendosura mjetet e konkretizimit si dhe materialet tjera didaktike që janë të dedikuara për zhvillimin e aftësive dhe eksplorimin e koncepteve matematikore.
Qëllimi i këtij këndi është që të inkurajojë nxënësit në mënyrë të vazhdueshme për hulumtime, krijim të modeleve dhe zgjidhjen e problemeve në mënyrë krijuese, duke vazhduar procesin e zbulimit të vetvetes në fushën e matematikës e poashtu në fushat tjera për të cilat kontribuon fuqishëm matematika.
Organizimi i aktivitete si: kuize të diturisë për nderë të ndonjë dite të veçantë, përgatitja për gara qoftë shkollore, komunale e republikane etj. Pastaj shënimi i ditës së matematikës bëhet duke u angazhuar të gjitë nxënësit e sidomos ata më të talentuarit për të përgatitur punime të larmishme të cilat ruhen me kujdes në hapsirat e këtij këndi.
Fusha e matematikës ka një personel profesional që është në shërbim të nxënësve për të ndihmuar dhe identifikuar qoftë nxënësit me ngecje ose ata të talentuar në këtë lëndë.