Sot në shkollën tonë është mbajtur mbledhja e Këshillit të Prindërve, e organizuar nga drejtoresha e shkollës Agime Lajqi.
Fillimisht ajo paraqiti një raport të detajuar mbi punët e realizuara gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë: përmirësimin e infrastrukturës shkollore, rritjen e rezultateve të nxënësve në përformancën e tyre, buxhetin e shkollës, organizimin e aktiviteteve shkollore dhe jashtëshkollore si dhe çështje tjera të rëndësishme për shkollën.
Më pas prindërit u njoftuan edhe me aktivitetet e planifikuara për vitin shkollor 2024-2025.
Të gjithë u pajtuan se aktivitetet e prezantuara janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e plotë të nxënësve.
Duke u angazhuar në këto aktivitete nxënësit zhvillojnë një gamë të gjerë aftësish që i përgatitin ata për sfidat e së ardhmes.
Në fund Drejtoresha falënderoi prindërit për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar për shkollën.