Takim i Këshillit për Siguri në shkollë

Shkolla Asdreni Pejë > Takim i Këshillit për Siguri në shkollë
Më 24.09.2026, në ambientet e SHFMU “Asdreni”, u mbajt takimi i Këshillit për Siguri në shkollë , me fokus në çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë, mirëqenien dhe mbrojtjen e nxënësve në komunitetin shkollor.
Takimin e hapi drejtoresha e shkollës, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe mbështetës për të gjithë nxënësit.
Në takim ishin të pranishëm Policia e Komunitetit, mësimdhënës, nxënës, psikologia e shkollës, si dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit shkollor.
Gjatë diskutimit u trajtuan tema të rëndësishme si parandalimi i dhunës dhe bullizmit, parandalimi i përdorimit të substancave të dëmshme, siguria në dhe përreth shkollës, siguria në komunikacion, mbrojtja e fëmijëve, si dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve.
Në mënyrë të veçantë u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet shkollës, nxënësve, familjes, institucioneve dhe komunitetit, me qëllim identifikimin me kohë të sfidave, parandalimin e dukurive negative dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme për nxënësit.
Bashkëpunimi, komunikimi dhe përgjegjësia e përbashkët janë çelësi për një shkollë të sigurt, gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse për çdo nxënës.

Postimet e ngjajshme