21.09.2026
Sot, në shkollën tonë, u mbajt mbledhja dhe procesi zgjedhor i Këshillit të Nxënësve për nivelin VI–IX, ku u zgjodh kryesia e re për vitin shkollor 2026/2027.
Këshilli i Nxënësve përfaqëson një strukturë të rëndësishme demokratike brenda shkollës, duke u dhënë nxënësve mundësinë të shprehin lirshëm mendimet, idetë dhe shqetësimet e tyre, si dhe të kontribuojnë në përmirësimin e jetës shkollore. Përmes angazhimit në këtë këshill, nxënësit zhvillojnë aftësi të rëndësishme si komunikimi, bashkëpunimi, vendimmarrja dhe përgjegjësia.
Kryesia e re e Këshillit të Nxënësve u zgjodh në këtë përbërje:
Kryetare: Morena Mema
Nënkryetare: Tiara Mulliqi
Sekretare: Morea Povata
Arkatar: Lind Zatriqi
Kryesia e re merr përsipër një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e nxënësve, duke sjellë frymë pozitive, ide të reja dhe iniciativa të dobishme për komunitetin tonë shkollor.
Urime kryesisë së sapozgjedhur të Këshillit të Nxënësve!
Ju urojmë shumë suksese në këtë përgjegjësi të re dhe besojmë se me përkushtim, bashkëpunim dhe energji rinore do të kontribuoni në krijimin e një mjedisi shkollor edhe më pozitiv, gjithëpërfshirës dhe të mirë për të gjithë.
Suksese në realizimin e ideve, vizioneve dhe iniciativave tuaja gjatë vitit shkollor 2026/2027




