Shkolla Asdreni Pejë > Ekskursion
Sot, aktivi i klasave të pesta realizoi një ekskursion edukativ dhe argëtues. Nxënësit vizituan fillimisht Shpella e Gadimes, ku morën njohuri interesante rreth formimit të shpellës, bukurive natyrore dhe vlerave të saj turistike e shkencore. Ata u mahnitën nga pamja e kristaleve dhe hapësirat unike të shpellës.
Më pas, nxënësit vizituan Ulpiana, ku ciceroni u tregoi me hollësi për historinë e qytetit antik dardan, rëndësinë arkeologjike dhe jetën që zhvillohej dikur në Ulpianë. Vizita ishte mjaft edukative dhe zgjoj kureshtjen e nxënësve për historinë dhe trashëgiminë kulturore.
Ky ekskursion ishte një përvojë e bukur, edukative dhe argëtuese për të gjithë nxënësit.

Postimet e ngjajshme

Postimet e fundit