Dita Ndërkombëtare e Metrologjisë

Shkolla Asdreni Pejë > Dita Ndërkombëtare e Metrologjisë
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Metrologjisë, nxënësit vizituan Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, ku u njohën nga afër me rëndësinë e matjeve të sakta në jetën e përditshme, shkencë, tregti dhe teknologji.
Gjatë vizitës, ata panë pajisje të ndryshme matëse dhe mësuan si kontrollohen pesha, gjatësia, temperatura dhe matje të tjera sipas standardeve ndërkombëtare.
Kjo vizitë u realizua nën mbikëqyrjen e arsimdhënëseve Nexhmie Ramaj Shala dhe Servete Lipa Avdimetaj dhe ishte një përvojë edukative dhe interesante për nxënësit, duke i ndihmuar të kuptojnë më mirë rolin e metrologjisë në shoqëri.
Postimet e KaluaraPostimet Tjera

Postimet e ngjajshme

Postimet e fundit