Vizitë në qendrën ÖSD Deutschzentrum

Shkolla Asdreni Pejë > Vizitë në qendrën ÖSD Deutschzentrum
Arsimtarja Fjolla Meha, e cila bashkëpunon me qendrën ÖSD Deutschzentrum në Prishtinë, së bashku me nxënësit e shkollës “Asdreni”, mori pjesë në një kuiz në gjuhën gjermane të organizuar nga kjo qendër, ku në fund u shpërblyen vendi i parë.
Kuizi u zhvillua në gjuhën gjermane dhe ishte i dedikuar për vendet gjermanofolëse.
Nxënësit u treguan të mrekullueshëm gjatë gjithë aktivitetit, duke shfaqur dije, angazhim dhe përkushtim të lartë.
Arsimtarja u ndje shumë e emocionuar dhe jashtëzakonisht krenare për suksesin e tyre.
Ky aktivitet ishte një përvojë e veçantë dhe shumë motivuese për të gjithë pjesëmarrësit.
Një falënderim i sinqertë për ÖSD Deutschzentrum për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer, si dhe për drejtoreshën Agime Lajqi për përkrahjen e vazhdueshme.

Postimet e ngjajshme