Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Meteorologjisë (23 mars) dhe Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve (21 mars),
Aktiviteti u realizua, vizitë me nxënësit e klasave VI, VII, VIII dhe IX në Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar të Kosovës dhe në Shpellën e Gadimes.
Kjo vizitë u organizua në kuadër të lëndëve të Fizikës me mësimdhënësen Servete Avdimetaj dhe Gjeografisë me mësimdhënësen Fiona Bucaku,
Qëllimi i aktivitetit ishte , nxënësit të lidhin njohuritë teorike me përvoja konkrete në terren.
Në Observator dhe Planetarium, nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth universit, trupave qiellorë dhe dukurive atmosferike, duke thelluar njohuritë e tyre mbi motin dhe klimën, në përputhje me rëndësinë e Organizata Botërore Meteorologjike.
Ndërsa në Shpellën e Gadimes, nxënësit u njohën nga afër me formacionet e rralla shkëmbore, proceset gjeologjike dhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë natyrore. Vizita në këtë ambient unik shërbeu si një mundësi e mirë për të kuptuar lidhjen mes natyrës, mjedisit dhe rolit të pyjeve në ekosistem.




