Shkolla jonë , SHFMU “Asdreni” Pejë, është vlerësuar me eTwinning School Label 2026–2027, një arritje shumë e rëndësishme në nivel evropian.
Ky vlerësim nga eTwinning tregon se shkolla jonë dallohet për:
Përdorimin e avancuar të teknologjisë dhe sigurinë online
Bashkëpunimin mes mësimdhënësve dhe nxënësve
Metodat inovative në mësimdhënie
Përfshirjen aktive të nxënësve
Zhvillimin profesional të stafit
Çfarë do të thotë kjo për ju dhe shkollën tuaj:
Njohje zyrtare në nivel evropian
Mundësi më të mëdha për projekte dhe partneritete ndërkombëtare
Rritje e reputacionit dhe besueshmërisë së shkollës
Një vlerë e shtuar për portofolin profesional
Ky vlersim është nder që na motivon të vazhdojmë rrugëtimim tonë si shkollë model për shkollat tjera dhe po ashtu të vazhdojmë me përkushtim në promovimin e vlerave të e Twining.




