Me krenari dhe përkushtim të madh, 6 vajzat e shkollës “Asdreni” – Lisa Lluka, Tiara Gashi, Buna Spahija, Ariana Berisha, Anea Fetahaj dhe Tringa Arifaj – fituan vendin e parë me rezultatin më të lartë prej 92 pikësh në Orange Code 16, në kategorinë Shkolla e Mesme e Ulët.
Ky sukses erdhi si rezultat i hulumtimit të thelluar, identifikimit të qartë të problemit të dhunës digjitale dhe punës së strukturuar në ekip.
Si zgjidhje inovative, ato krijuan një aplikacion për mbështetje dhe siguri online, si dhe një poster vetëdijësues kundër dhunës në teknologji, duke dëshmuar se të rinjtë mund të jenë zë i fuqishëm dhe forcë reale ndryshimi në shoqëri.
Falemderojmë Drejtoreshën e shkollës Agime Lajqi për përkrahjen e vazhdueshme !




