KESCO – ligjëratë me nxënës për kursimin e energjisë elektrike

Shkolla Asdreni Pejë > KESCO – ligjëratë me nxënës për kursimin e energjisë elektrike
KESCO përmes ligjeratës ka dhënë shumë këshilla dhe informata rreth kursimit të energjisë elektrike dhe udhëzuan fëmijët se si të mbrohen nga rreziqet që mund të sjellë energjia elektrike në jetën e përditshme.
Rreth 70 nxënës të klasës IV -ta dhe të V-ta me shumë vëmendje dhe kureshtje dëgjuan mësimet nga stafi i KESCO-s.
Nxënësit ishin shumë të interesuar dhe entuziastë gjatë kësaj ore, duke shtruar pyetje të ndryshme rreth energjisë elektrike. Për broshurat që morën nga KESCO nxënësit falënderuan kompaninë për mësimet shumë të vlefshme.

Postimet e ngjajshme