Radikalizmi dhe terrorizmi i dhunshëm

Shkolla Asdreni Pejë > Radikalizmi dhe terrorizmi i dhunshëm
Në ambientet e shkollës sonë u mbajt një ligjëratë vetëdijesuese me nxënësit e klasave të IX -ta nga përfaqësues të Policia e Komunitetit, me temën “Radikalizmi dhe terrorizmi i dhunshëm”.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i nxënësve lidhur me rreziqet që paraqesin këto dukuri për sigurinë individuale dhe shoqërore.
Gjatë ligjëratës, nxënësit u njohën me kuptimin e radikalizmit si proces që mund të çojë drejt qëndrimeve ekstreme dhe përdorimit të dhunës, si dhe me terrorizmin si formë e veprimit të dhunshëm me synime ideologjike, politike apo fetare.
U theksua rëndësia e mendimit kritik, komunikimit të hapur dhe bashkëpunimit me institucionet përkatëse për parandalimin e këtyre fenomeneve.
Nxënësit treguan interes të madh dhe morën pjesë aktive përmes pyetjeve dhe diskutimeve.
Ky aktivitet kontribuoi në forcimin e vetëdijes dhe promovimin e një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm shkollor.

Postimet e ngjajshme