Vizitë Hendikos

Shkolla Asdreni Pejë > Vizitë Hendikos
Sot u shënua 3 Dhjetori, dita që i kushtohet personave me aftësi të kufizuara. Kjo ditë na kujton sa e rëndësishme është që secili prej nesh të tregojë mirëkuptim, mbështetje dhe respekt për njerëzit që përballen me sfida të ndryshme në jetën e përditshme. Është një moment për me u ndal dhe me pa sa vlerë ka barazia dhe përfshirja në çdo hap.Nxënësit sot vizituan HANDIKOS, ku patën mundësi të shohin nga afër punën që bëhet aty dhe të kuptojnë më shumë për nevojat dhe përkrahjen që u ofrohet personave me aftësi të kufizuara. Kjo vizitë i ndihmoi që ta kuptojnë më qartë pse solidariteti dhe humaniteti janë kaq të rëndësishëm.
Klasa:III/2, Mësuesja:Lumturie Kasapi

Postimet e ngjajshme