Shkolla Asdreni – Peje së bashku me Zyrën për Barazi Gjinore , në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës në Bazë Gjinore”, zhvilluam një aktivitet edukues në koordinim me Drejtoria Arsimit Pejë dhe anëtarët e Mekanizmit Komunal kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore të Komunës së Pejës.
Nxënësit filluan me shikimin e një filmi sensibilizues mbi bullizmin dhe reagimet e duhura ndaj dhunës, duke nisur diskutime të hapura mbi raportimin dhe respektin.
Më pas, nxënësit, psikologia, Zyrtarja për Barazi Gjinore dhe anëtarët e mekanizmit realizuan improvizime praktike, duke demonstruar trajtimin e rasteve dhe rëndësinë e bashkëpunimit për një mjedis të sigurt për të gjithë fëmijët.
Faleminderit stafit të shkollës për përkushtimin dhe energjinë e tyre pozitive, dhe falënderim nxënësve për kurajon dhe gatishmërinë për të mësuar e reflektuar.
Çdo fëmijë meriton dashuri, respekt dhe mbrojtje – stop dhunës!




