Promovimi i librit “Fëmijët në skenë”

Shkolla Asdreni Pejë > Promovimi i librit “Fëmijët në skenë”
Sot në Qendrën Kreative “Dukagjini” u mbajt promovimi i librit të profesorit Izet Musaj
-Fëmijët në skenë (luajnë, mësojnë dhe kënaqen)”.
Një libër që shpalos dashurinë për fëmijët, artin dhe mësimin përmes lojës e skenës.
Në fillim të promovimit, fjalën e mori drejtoresha e shkollës “Asdreni”, znj. Agime Lajqi, e cila theksoi rëndësinë e librit dhe artit në zhvillimin e fëmijëve.
Atmosferën e ngrohtë e pasuruan nxënësit e klasës së pestë me mësueset Hatixhe Kelmendi dhe Elmaze Pajaziti, përmes dy skeçeve të mrekullueshme: “Doktorët e gjyshit” dhe “Pemët levdaqe”.
Fëmijët sollën emocione, buzëqeshje dhe shumë duartrokitje nga të pranishmit.
 Libri mbetet ura që lidh dijen me shpirtin e njeriut, dhe çdo faqe e tij ndriçon rrugën e brezave të rinj.

Postimet e ngjajshme

Arkiva