Partneritet mes shkollave Turke dhe atyre të Pejës

Shkolla Asdreni Pejë > Partneritet mes shkollave Turke dhe atyre të Pejës
Në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet shkollave partnere të qytetit të Pejës dhe atyre të Turqisë.
Delegacioni u prit fillimisht nga Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, ku u shpreh mirënjohja për bashkëpunimin e frytshëm në fushën e arsimit.
Gjatë qëndrimit të tyre, mysafirët vizituan disa nga shkollat partnere të qytetit të Pejës, ku u njohën nga afër me përvojat, praktikat mësimore dhe aktivitetet e zhvilluara në kuadër të projekteve të përbashkëta.
Në kuadër të këtyre vizitave, sot delegacioni vizitoi edhe shkollën “Asdreni” në Pejë, ku u prit me përzemërsi nga drejtoresha e shkollës, znj.Agime Lajqi, dhe stafi arsimor. Gjatë takimit u shkëmbyen ide dhe përvoja pedagogjike, si dhe u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e edukimit dhe zhvillimit profesional të mësimdhënësve.

Postimet e ngjajshme

Arkiva