Laboratori i Kimisë

Laboratori i Kimisë

Pa laborator, njerëzit e shkencës janë si ushtar pa armë

Qëllimi kryesor i laboratorit të Kimisë është të ofrojë dhe sigurojë një mjedis dinamik të të mësuarit, i përqendruar tek nxënësit dhe i drejtuar nga kurrikula. Ai është i rregulluar në mënyrë që udhëzimet dhe aftësitë laboratorike të mund të praktikohen në mënyrë të sigurtë dhe efektive. Laboratoi i Kimisë është i pajisur me aparatura dhe enë laboratorike të nevojshme për të gjitha eksperimentet dhe reaksionet që i parasheh planprogrami. Të gjitha orët e Kimisë ku parashihet zhvillimi i eksperimenteve dhe reaksioneve mbahen në laborator i cili  na ndihmon  që të bëjmë sa më të lehtë dhe më tërheqëse për nxënësit lëndën e Kimisë

Objektiv kryesore e Kabinetit të Kimisë është të ofrojë zhvillimin e aftësive praktike dhe eksperimentale të nxënësve, kreativitetin  dhe  zgjidhjen e  problemeve të botës reale

Qëllimi kryesor i kabinetit është të sigurojë një ambient të përshtatshëm për kryerjen e eksperimenteve dhe mësimin e Kimisë në mënyrë praktike, si dhe të ndihmojë  në formimin e njohurive shkencore dhe zhvillimin e aftësive analitike dhe kritike të nxënësve