Kabineti i Biologjisë

Kabineti i Biologjisë

Vendi ku e padukëshmja, bëhët e dukshme

Shkenca është vetëm një fjalë, puna në laborator është emocion!

Kabineti i Biologjisë është një hapsirë moderne dhe funksionale me të gjitha mjetet e nevojshme, për të arritur rezultatet kurrikulare.
Kabineti i  Biologjisë ofron kapacitet për zhvillimin e orëve laboratorike të një numri të madh nxënësish.

Programi i Biologjisë nuk mund të jetë i suksesshëm, nëse nuk mbështetet nga zhvillimi efektiv i punëve laboratorike dhe praktike të nxënësve, këto të parashikuara në orë të veçanta si edhe të përfshira brenda orëve të tjera mësimore në formën e eksperimenteve plotësuese,demonstrimeve apo detyrave eksperimentale hulumtuese.
Kabineti i Biologjisë  ofron një gamë të gjerë eksperimentesh magjepsëse, që janë jo vetëm edukative dhe argëtuese por gjithashtu do të ushqejnë kureshtjen dhe pasionin e nxënësve për eksplorimin shkencor.

Objektivi kryesore i kabinetit të Biologjisë – është që të arrihet te nxënësit zhvillimi i aftësive vrojtuese dhe të menduarit kritik, që në realitet është një formë e sofistikuar e të menduarit përkatësisht është proces njohës, veprues dhe ndërveprues,  gjatë hulumtimit shkencor.

Qëllimet kryesore të kabinetit janë :

  • Përforcimin e aftësive të nxënësit për të hulumtuar, krahasuar dhe krijuar mendim kritik mbi ligjshmëritë themelore të funksionimit, organizimit, ndërti­mit dhe zhvillimit të botës së gjallë.
  • Kontributi në arritjen e kompetencave:
  • Kreativitet përmes hulumtimit (vrojtues, vëzhgues, eksperimental, krahasues, verifikues etj.).
  • Të bën lëndën më interesante dhe të rritë motivimin e nxënësve për të mësuar
  • Të kuptuarit e koncepteve biologjike të thjeshtohen, p.sh., nxënësi dallon më qartë një ndryshim fizik nga një ndryshim biologjik nëse ai i sheh ato konkretisht në laborator
  • Ushtrohen aftësitë e të menduarit kritik ,gërshetimi i njohurive teorike me atë praktike,