Dhoma e Miqësisë

Dhoma e Miqësisë

Dhoma e miqësisë në shkollën tonë është një ambient i dizajnuar për të mbështetur zhvillimin emocional, social dhe akademik të nxënësve. Psikologu shkollor luan një rol të rëndësishëm në krijimin e një atmosfere pozitive dhe inkurajuese për të gjithë nxënësit, duke ofruar shërbime që ndihmojnë në përballimin e sfidave të ndryshme.

Shërbimet që ofrohen nga psikologu në shkollë:

  • Konsultime Individuale me nxënësit
  • Ofrimi i seancave individuale për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje emocionale, përballje me ankthin, stresin ose problemet ndërpersonale. Këto seanca ndihmojnë në identifikimin e burimeve të problemeve dhe në zhvillimin e strategjive për t’i zgjidhur ato.
  • Mbështetje për Fëmijët me Nevoja Specifike
  •  Ofrimi i shërbimeve për nxënësit me nevoja speciale ose ato që përballen me vështirësi në mësim, duke u siguruar mbështetje dhe strategji të përshtatura.

Konsultime për Prindërit dhe Mësuesit:
Ofrimi i këshillimeve për prindërit dhe mësuesit për të ndihmuar ata të kuptojnë sfidat e nxënësve dhe strategjitë që mund të përdorin për të ofruar mbështetje më të mirë.

Programet e Edukimit dhe Ndërgjegjësimit:
Organizimi i ligjëratave të tema me inters për nxënësit si menaxhimi i stresit, ndjenjat e ankthit, komunikimi efektiv dhe ndihmë për ndërtimin e marrëdhënieve pozitive ndërmjet nxënësve.

Promovimi i Shëndetit Mendor:

  •  Implementimi i nismave për promovimin e shëndetit mendor në shkollë, si aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit emocional dhe psikologjik.
  • Ndihma për nxënësit në zhvillimin e aftësive sociale dhe emocionale, përfshirë menaxhimin e emocioneve dhe ndihmën për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme me të tjerët.

Zyra e psikologut në shkollë ofron një mbështetje të rëndësishme për nxënësit dhe komunitetin shkollor në tërësi. Duke krijuar një ambient ku nxënësit ndihen të sigurt dhe të mbështetur, psikologu ndihmon në përmirësimin e mirëqenies emocionale dhe zhvillimin e tyre personal dhe akademik. Kjo është një hapësirë e dedikuar për të inkurajuar rritjen e shëndetshme të fëmijëve dhe adoleshentëve.