Bibloteka e Shkollës

Bibloteka e Shkollës

Një bibliotekë është një dhomë plot me miq

Biblioteka e shkollës është një hapësirë e rëndësishme edukative, e projektuar për të nxitur leximin, mësimin dhe zhvillimin intelektual të nxënësve. Biblioteka në shkollën tonë ndodhet në një ambient të qetë dhe të organizuar mirë, me rafte të mbushura me libra të ndryshme.

Hapësira e bibliotekës në shkollën tonë shërben vetëm për t’i pajisur nxënësit me libra nga letërsia. Atmosfera e bibliotekës është zakonisht miqësore dhe frymëzuese,duke inkurajuar nxënësit të eksplorojnë botën e dijes dhe imagjinatës. Ajo luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e aftësive të leximit, kërkimit dhe mendimit kritik.

Biblioteka në shkollën tonë posedon mbi 2000 tituj të librave nga letërsia. Çdo ditë pasurohet me tituj të rinj nga nxënësit, autorë librash dhe së fundmi është pasuruar me 100 tituj në vlerë prej 3000 euro nga koorporata Elkos Group.

Shërbimi në bibliotekën e shkollës sonë është një vegël e rëndësishme dhe shumë lehtë e përdorshme për promovimin e leximit. Në bibliotekë kemi edhe libra me poezi dhe tregime të krijuara nga vet nxënësit. Poashtu kemi të botuar edhe revistën shkollore.

Në kuadër të bibliotekës zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme si: Java e Bibliotekës, Shkolla Lexon, Dita e Poezisë, Dita e Librit.

Përmes materialeve të pasura, biblioteka e shkollës ndihmon në zhvillimin e kulturës së përgjithshme .