Në kuadër të programit “Promovimi i Paqes, Pluralizmit dhe Respektimit të Diversitetit përmes Edukimit”, Hardwired Global, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Pejës dhe me mbështetje nga MASHT, synon të fuqizojë profesionistët e arsimit për të promovuar vlerat e pluralizmit, tolerancës, bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë në shkolla.
Më 23 dhe 24 janar 2026, me mësimdhënësit e shkollës Asdreni” u organizua një trajnim dyditor në kuadër të programit Frutopia, i mbështetur nga Hardwired Global.
Trajnimi u udhëhoq nga TOT-trajneret Agime Lajqi, dhe Qendresa Krasniqi Qëndresa ,menaxherja dhe bashkëthemeluesja e projektit Brikena Krasniqi,
të cilat, duke përdorur metoda praktike dhe interaktive, diskutime të drejtuara dhe simulime edukative, ndanë me kolegët mesazhe të rëndësishme mbi:
pranimin dhe respektimin e dallimeve
larminë kulturore, fetare dhe shoqërore
ndërtimin e dialogut, empatisë dhe jetesës së përbashkët në harmoni
sfidimin e stereotipeve dhe eliminimin e mendimeve të njëanshme
Gjatë trajnimit u ndërtua një atmosferë bashkëpunuese dhe motivuese, në të cilën mësimdhënësit shkëmbyen ide, përvoja dhe reflektime nga puna e tyre e përditshme në klasë. Aktiviteti ndikoi në zhvillimin e mëtejmë profesional të stafit dhe në promovimin e një klime shkollore gjithëpërfshirëse.
Në përmbyllje, mësimdhënësit u certifikuan.




