Takim me këshillin e prindëtve të shkollës.
Në shkollë u mbajt një mbledhje e përbashkët me Këshillin e Prindërve dhe Policinë e Komunitetit, përfaqësuar nga znj. Arbresha Tufaj, e cila mbulon zonën e shkollës sonë.
Drejtoresha e shkollës znj. Agime Lajqi prezantoi situatën aktuale të sigurisë në shkollën tonë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me prindërit.
Ndërsa znj. Tufaj theksoi përkushtimin e drejtoreshës Lajqi për sigurinë e nxënësve dhe u bëri thirrje prindërve për angazhim më të madh në rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre.
Takimi u mirëprit nga prindërit dhe përfundoi me zotimin e tyre për bashkëpunim të vazhdueshëm në funksion të një mjedisi shkollor të sigurt dhe mbështetës për fëmijët e tyre.