Shënimi i “Ditës Ndërkombëtare të Diabetit” – 14 Nëntor

Shkolla Asdreni Pejë > Shënimi i “Ditës Ndërkombëtare të Diabetit” – 14 Nëntor

Më datën14 Nëntor, shkolla jonë shënoi ‘’Ditën Ndërkombëtare të Diabetit’’, një ditë e dedikuar për rritjen e ndërgjegjësimit mbi këtë sëmundje. Gjatë aktivitetit, u theksua rëndësia e kujdesit për shëndetin dhe parandalimit të diabetit përmes ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik.

Nxënësit dhe mësimdhënësit morën pjesë në aktivitete edukative dhe informuese për të mësuar më shumë mbi menaxhimin e diabetit dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm në ligjeratën nga msc. Ardita Beqiraj, kryenfermiere në Repartin e Pulmologjisë . Ajo dha informata për Diabetin e tipit 1dhe 2 dhe bëri matjen e sheqerit të stafit të shkollës dhe disa nxënësve.

Postimet e ngjajshme

Arkiva