Mbledhja e Këshillit të Prindërve – SHFMU “Asdreni”, Pejë
Sot në shkollën tonë u zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit të Prindërve, e udhëhequr nga drejtoresha e shkollës, znj. Agime Lajqi
Takimi u karakterizua nga fryma e bashkëpunimit, diskutime konstruktive dhe transparencë e llogaridhënie në çdo pikë të rendit të ditës.
Gjatë mbledhjes u trajtuan këto çështje:
Buxheti i shkollës dhe përdorimi i tij për përmirësimin e kushteve mësimore;
Respektimi i rregullave të shkollës dhe roli i prindërve në ruajtjen e rendit e disiplinës;
Investimet e shumta dhe punët e kryera gjatë vitit të kaluar;
Bashkëpunimi i vazhdueshëm i prindërve dhe shkollës;
Prezantimi i platformës digjitale “SchoolMe” dhe kyçja e nxënësve përmes saj;
Prezantimi i webfaqes zyrtare të shkollës, e cila do të shërbejë si kanal informimi për aktivitetet, njoftimet dhe arritjet e shkollës.
Prindërit u shprehën të kënaqur me punën, përkushtimin dhe rezultatet e arritura, duke vlerësuar angazhimin e drejtorisë dhe stafit në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe mikpritës për fëmijët.
Falënderojmë të gjithë prindërit për pjesëmarrjen, bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e shkollës sonë.




