Së bashku me Këshillin e Prindërve të shkollës u prit në takim, Drejtori i Dka-së, Naser Gegadhe Drejtori i shëndetësisë @Petrit Loci, me bashkëpuntorë.
Qëllimi i takimit ishte prezentimi i projektit edukimi dhe mirëqenia shëndetësore e fëmijëve të komunitetit të shkollës.
Projekti synon të ofrojë edukim shëndetësor, ekzaminime dhe trajtime shëndetësore të nevojshme për nxënësit. Drejtori Loci na informoj se ka krijuar një ekipë me një program specializuar dhe me profesionistë të fushave përkatëse, që përfshinë ekzaminime dhe trajtime pediatrike, ekzaminime dhe trajtime stomatologjike, ekzaminime dhe trajtime fizioterapeutike, ekzaminime dhe trajtime oftalmologjike, analiza laboratorike, ekzaminime radiologjike si dhe mënyra të tjera të mbështetjes së shëndetit të përgjithshëm dhe mirëqenies së plotë fizike të nxënësve tonë.