Donacion – Komuna Pejë në bashëkpunim me IOM

Shkolla Asdreni Pejë > Donacion – Komuna Pejë në bashëkpunim me IOM

Në një ceremoni të veçantë, në prani të Kryetarit të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, Drejtorit të Drejtoratit të Arsimit, z. Naser Gega dhe përfaqësuesve të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), u përuruan kabinetet moderne të shkencave në shkollën tonë.
Drejtoresha e shkollës, znj. Agime Lajqi, falënderoi të pranishmit për mbështetjen në këtë nismë, duke theksuar rëndësinë e pajisjeve bashkëkohore në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.
Ajo theksoi se ky investim do të ndihmojë nxënësit të mësojnë në mënyrë praktike dhe më efektive.
Ky projekt u realizua me mbështetjen e Komunës së Pejës dhe Organizatës IOM, duke krijuar kushte më të mira për mësim dhe eksperimentim shkencor.

Postimet e ngjajshme

Arkiva