Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara, nxënësit e shkollës sonë organizuan aktivitete të veçanta për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar përfshirjen sociale.
Nxënësit e klasës V-1 me mësuesen Anita Rexhaj, vizituan qendrën Hendikos në Pejë. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë pozitive, ku të gjithë nxënësit kontribuan në mënyra të ndryshme për të treguar mbështetje dhe solidaritet.
Kjo ditë u shënua edhe nga psikologia e shkollës, Qëndresa Krasniqi. Ajo me nxënësit e shkollës organizuan një aktivitet sensibilizues me qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e përfshirjes.
Nëpërmjet disa mesazheve të fuqishme, ata theksuan rëndësinë e krijimit të një mjedisi gjithëpërfshirës, ku të gjithë fëmijët ndihen të pranuar dhe të barabartë.




