Sot nẽ shkollen tonë për ditën e internetit të sigurtë, mësimdhënësja Servete Shabi së bashku me mësimdhënëset Suela Patoshi dhe Irena Biba në kuadër të ditës së internetit të sigurtë, bëmë nje takim me shkollat e grupit eTwinning nga Shqipërija dhe Kosova ku pjesë e projektit( Shkrim Leximi Mediatik) jemi në bashkëpunim.
Shkollat prezentuan projektet me këtë temë, gjë që ishte interesante!
Tema e këtij viti, “Së bashku për një internet më të mirë”, thekson rëndësinë e bashkimit për të krijuar një botë dixhitale më të sigurt, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.
Ky takim të frymëzon për veprime. arsimtarët, edukatorët, shoqëria civile, bizneset dhe individët kanë të gjithë një rol për tësiguruar që interneti të bëhet një vend i sigurisë, mësimit dhe ndërveprimit pozitiv.
Le të qëndrojmë së bashku për të bërë ndryshime domethënëse!
