Nxënësit e klasave VI-IX, në kuadër të aktiviteteve të planifikuara nga fusha kurrikulare: Shoqëria dhe Mjedisi, realizuan një aktivitet në kuadër të Ditës Botërore të Qytetit.
Vizita u organizua me qëllim të edukimit të nxënësve mbi rëndësinë e qytetit dhe trashëgimisë së tij natyrore dhe kulturore, duke i ndërgjegjësuar për vlerat historike dhe kulturore të qytetit dhe për rolin që ka ruajtja e këtyre vlerave.
Në fillim vizituan Zyrën e Informacionit për Turistë që gjendet në qendër të qytetit. U pritëm nga stafi i zyrës: Virtyt Morina dhe Blerta Harxhi Begolli. Stafi i zyrës tregoi për rëndësinë e promovimit të qytetit dhe iu përgjigjën pyetjeve të nxënësve. Po ashtu u fol për “Shtegun Kulturor” i përbër nga 14 pikat, disa nga të cilat edhe i vizituan, si: Muzeu i Pejës, Qarshia e gjatë, Okolin, Bajrakli Xhaminë dhe Kullën e Qamil Limanit. Nxënësit u njoftuan për historinë dhe rëndësinë që kanë këto objekte për qytetin. Nxënësit fituan njohuri të reja dhe u bënë më të vetëdijshëm dhe më të ndërgjegjshëm për historinë dhe kulturën e qytetit të tyre.
Arsimtaret: Fiona Bucaku, Leonora Matoshi