7 dhe 8 mars

Shkolla Asdreni Pejë > 7 dhe 8 mars
“Nëna është zemra e familjes, ndërsa mësuesi është drita e dijes.”
Me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit, nxënësit e klasës V-3 realizuan një program të veçantë kushtuar dy figurave më të shenjta : Nënës dhe Mësuesit.
Përmes fjalëve të bukura, vallëzimeve, recitimeve dhe emocioneve të sinqerta, ata shprehën mirënjohjen për dashurinë, përkushtimin dhe sakrificën e tyre.
Falenderojmë Drejtoreshën e shkollës Agime Lajqi për përkrahjen 🙏🏾
Mësuesja: Lendita Studenica

Postimet e ngjajshme