22 Dhjetor – Dita Nacionale e Matematikës

Shkolla Asdreni Pejë > 22 Dhjetor – Dita Nacionale e Matematikës

22 Dhjetor – Dita Nacionale e Matematikës
U shënua një aktivitet mbresëlënës, ku nxënësit treguan përkushtim dhe kreativitet në prezantimet e tyre.
Gjatë aktivitetit, nxënësit ndanë fakte të rëndësishme për Ditën Nacionale të Matematikës, duke na njohur me historinë dhe rëndësinë e saj, si dhe me rolin që matematika ka luajtur në zhvillimin e shoqërisë.
Me pasion dhe ide frymëzuese, ata prezantuan:
• Figura të shquara matematikore dhe kontributet e tyre.
• Kuriozitete matematikore që na lanë pa fjalë.
• Aplikime të matematikës në jetën e përditshme.
Kjo ditë na kujtoi se matematika nuk është vetëm shkencë, por edhe një mjet që ndihmon të kuptojmë botën dhe të zgjidhim sfidat e saj.

Postimet e ngjajshme

Arkiva