13 Shkurti – Dita Botërore e Radios 📻

Shkolla Asdreni Pejë > 13 Shkurti – Dita Botërore e Radios 📻

13 Shkurti – Dita Botërore e Radios

Në kuadër të Ditës Botërore të Radios, nxënësit e klasës 4/1, së bashku me mësuesen  Elmaze Pajaziti, vizituan studion e Radio 1.

Aty u mirëpritën ngrohtësisht nga moderatorja -Venera Morina, e cila i udhëhoqi në një bisedë të këndshme. Përmes pyetjeve dhe përgjigjeve, nxënësit  mësuan më shumë rreth radios dhe rëndësisë së saj në shoqëri.

Atmosfera ishte e gjallë dhe e këndshme, duke e bërë këtë vizitë një përvojë të veçantë dhe të paharrueshme për të gjithë!

Postimet e ngjajshme

Arkiva