Vizitë e kolektivit të shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani

Shkolla Asdreni Pejë > Vizitë e kolektivit të shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani

Me datën 22 Nëntor, mirëpritem kolegët tanë nga kolektivi i shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani. Kjo vizitë u realizua me rastin e Ditës së Alfabetit dhe në vigjilje të 28 Nëntorit. Gjatë vizitës, u theksua rëndësia e trashëgimisë kulturore dhe arsimore, si dhe bashkëpunimi ndërmjet shkollave për forcimin e lidhjeve mes brezave.

Kjo vizitë shënoi një moment të veçantë për të festuar kombinimin e diturisë dhe historisë kombëtare, duke sjellë një atmosferë festive dhe krenari për arritjet e përbashkëta.

Para kolegëve tanë prezantuam një pjesë të punës që mësimdhënësit e fushave të ndryshme realizojnë me nxënësit.

Postimet e ngjajshme

Arkiva