Takim i frytshëm me udhëheqësin kombëtar të e-Twinning për Kosovë – Z. Genc Pilingjurka
Në shkollën “Asdreni” u zhvillua një takim i rëndësishëm mes ekipit të projektit, drejtoreshës Agime Lajqi dhe ambasadores së e-Twinning Servete Shabi, me udhëheqësin kombëtar të e-Twinning për Kosovë, Z. Genc Pilingjurka.
Gjatë takimit u diskutuan:
• Planet dhe objektivat e projektit për këtë vit shkollor
• Aktivitetet mjedisore të realizuara dhe ato të planifikuara
• Mundësitë për bashkëpunim me shkollat partnere
• Rritja e angazhimit të nxënësve, sidomos në fushën digjitale
Z. Pilingjurka vlerësoi punën, kreativitetin dhe përkushtimin e ekipit tonë, duke inkurajuar vazhdimin e nismave që promovojnë përdorimin e teknologjisë në mënyrë të përgjegjshme dhe bashkëpunimin ndërkombëtar përmes e-Twinning.
Shkolla “Asdreni” vazhdon të jetë aktive, inovative dhe e përkushtuar ndaj projekteve evropiane edukative!




