Muaji Rozë në Shkollën “Asdreni” Pejë

Shkolla Asdreni Pejë > Muaji Rozë në Shkollën “Asdreni” Pejë
Nxënësit e klasave VII-IX të shkollës sonë “Asdreni” u bashkuan me gjithë zemër në aktivitetet e muajit tetor – Muajin Rozë, muajin e vetëdijesimit për kancerin e gjirit.
Me shumë dashuri dhe përkushtim, ata përgatitën punime kreative si varëse me pe, rruaza, fiongo dhe shumë punime të tjera artizanale.
Nxënësit më pas defiluan në qendër të qytetit të Pejës, duke përhapur mesazhin e kujdesit, forcës dhe solidaritetit me gratë që me këtë sëmundje.
Të hollat e mbledhura nga këto punime u dhuruan për gratë me kancer të gjirit, si shenjë mbështetjeje dhe dashurie njerëzore.
Bashkë për shëndetin, bashkë për jetën!

Postimet e ngjajshme

Arkiva