Mbledhja e kryesisë së Këshillit të Prindërve

Shkolla Asdreni Pejë > Mbledhja e kryesisë së Këshillit të Prindërve

Me datë 24.10.2024 është mbajtur mbledhja e kryesisë së Këshillit të Prindërve. Qëllimi kryesor i kësaj mbledhje, organizuar nga drejtoresha Agime Lajqi, ishte informimi i kryesisë për projektet e reja  dhe për të siguruar mbështetje e transparencë në proceset e ardhshme  që kanë të bëjnë me çështjet kryesore që lidhen me mirëqenien dhe zhvillimin e shkollës në përgjithësi dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme për nxënësit.

Kryesia u përqendrua në identifikimin e prioriteteve dhe ndarjen e detyrave për të përmbushur qëllimet për një mjedis më të sigurt dhe edukativ.  U shqyrtuan gjithashtu propozime nga prindërit dhe u caktuan përgjegjësitë për hapat e ardhshëm.

Postimet e ngjajshme

Arkiva